Policia ka arritur të kapë dy prej grabitësve të furgonit në Vlorë, ndërkohë që ka sekuestruar mjetin me të cilin u larguan autorët dhe dy kallashnikovë.
Furgoni i grabitur kishte zbritur nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë dhe prej tij është rrëmbyer një çantë me një shumë parash, që dyshohet se kanë qenë mbi 5 000 euro.
Policia po vijon ndjekien për kapjen e autorit të tretë. Grabitja ndodhi pranë stadiumit “Flamurtari”./a.m.