Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar sot nga forca të shumta policie. Veç gjyqit për SHullazin, sot jepen masat për tre anëtarë të tjerë të grupit “Bajri”.
Bëhet fjalë për Ismet Idrizin, të arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, të arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar gjithashtu në Tiranë.
Dje Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”: Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër./a.m.