Grabitet një furgon transporti në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës ku tre persona me maska dhe armë i kanë bërë pritë shoferit.
Raportohet se ata kanë mundur të marrin një çantë në të cilën ndhodheshin më shumë se pesë mijë euro.
Autorët e grabitjes janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta në zonë.
Furgoni sapo kishte ardhur nga Italia. Mendohet se autorët kishin informacion për paratë që ndodheshin./a.m.