Djali i 55-vjeçares së dhunuar nga kunaru dhe dy djemte e tij, Elton Koleci, tregon për konfliktin me xhaxhin e tij të nisur prej më shumë se 5 vitesh.
Kjo, pasi xhaxhai u kishte bllokuar atyre rrugën, duke e kthyer atë në ullishte, edhe pse ajo ishte përdorur prej tyre si rrugë prej 22 vitesh
Sipas djalit të Qefseres, Bashkia e Durrësit iu dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim ka inatosur xhaxhain e tij. Në shenjë hakmarrje, ata kanë dhunuar dje nënën e tij.
Eltoni tregon të gjithë rrjedhën e konfliktit me familjen e xhaxhait dhe si ata kanë dhunuar e hedhur në një kanal nënën e tij, duke i marrë edhe celularin që të mos kontaktonte me njeri.
“Asnjë lloj shprese nuk i japin për dëmtimin që ka në kokë. Presim të vijnë mjekë më të mirë për të kryer operacion. Cili është apeli juaj pas kësaj që ndodhi? Akuzoj xhaxhin tim, Medi Koleci, 61 vjeç, bashkë me Algert Kolecin, 32 vjeç, bashkë me Admir Kolecin, 28 vjeç, bashkë edhe me bashkëshorten e xhaxhait, Shqipe Kolecin, se kanë dhunuar për vdekje një nënë 55-vjeçare. I bëj thirrje Policisë, kush ka qenë ai prokuror që e ka liruar xhaxhin tim? Dua drejtësinë time, se ai person i korrupton njerëzit me lekë.
Kemi 5 vjet që jemi në konflikt kudo që kërkojmë ne të drejtën tonë. Medi Koleci i korrupton me para. Është një i fortë që e mbron Medi Kolecin.
Po, aty kemi kaluar 22 vite për të shkuar në tokën tonë. Ngrihet Medi Koleci, me një vendim Gjykate fals dhe e zë rrugën për të përfituar depon e ujit të bashkisë që furnizon Sukthin për të marrë atë bashkë me pyllin e shtetit, rreth 10 dynymë që ta shesë 200 milionë lekë. Depoja e ujit në Hipotekë rezulton shtetërore dhe rruga ekziston shtetërore, rruga që më çon mua në parcelë. Duam vetëm drejtësi”, shprehet djali i te dhunuares per Panorama.
Njeheresh ai tregon situaten hap pas hapi dhe si nuk u moren masa per te shmangur perplasjen.
“Dje ka ardhur drejtoria e KMT për të hapur rrugën 20- vjeçare për të shkuar te prona jonë. Kam kaluar për 22 vite në atë rrugë, ma ka dhënë të drejtën bashkia dhe Edi Rama, që ajo të hapet. Pas urdhrit ka ardhur dje drejtori i IKMT dhe e ka hapur. Medi Koleci, xhaxhai im, bashkë me gruan, e kundërshtuan hapjen e rrugës dhe u arrestuan dje për kundërshtim të Policisë. Është hera e dytë që hapet kjo rrugë, por këta njerëz shoqërohen e lihen të lirë pastaj.
Nëna ka shkuar në pronën e vet këtë mëngjes (dje). Ka qenë brenda pronës së saj dhe në ato momente, nga inati që është hapur rruga, Mediu me djemtë dhe bashkëshorten kanë shkuar dhe e kanë dhunuar me sëpatë nënën time. Momentin i fundit pasi e kanë dhunuar, nëna ime ka bërtitur, “O Alit, po më mbysin”. Në momentin që ka bërtitur, ata janë larguar. Kanë parë që po shkonte xhaxhai i madh dhe janë larguar. Ata e kanë rrahur dhe e kanë lënë si të vdekur, e kanë hedhur në një kanal të gjakosur, i kanë marrë dhe celularin. E ka gjetur aty xhaxhai me babin dhe motrën dhe e kanë dërguar në Durrës. Unë nuk isha aty, isha në punë. Urgjenca e Durrësit e pa gjendjen e saj të rëndë dhe e dërguan në Tiranë”, thopte ai.
a.ç