Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme duhet të ketë kujdes, se kur t’i vij radha e askush s’do e mbrojë.
“Kësaj prokurores i kanë vjedhur dy herë prokurorinë.
Ne themi Marku ka shkelur ligjet, por ajo nuk duhet të harrojë se do i vij radha dhe se kur t’i vij nuk e do e mbrojë njeri”,- ka thënë Gjata.
Edhe gazetarja Klodiana Lala ka lëshuar akuza të forta kundër Markut, madje ajo e ka cilësuar letrën e saj drejtuar shqiptarëve, si të pazakontë dhe se duket sikur është shkruar nga një kryetare partia.