Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Lezhë apsditen e kësaj të hëne ku dy perosna kanë hubmur jetën në mënyrë aksidentale.
Raportohet se viktimat janë zënë poshtë nga një masiv dheu teksa po punonin për hapjen e një pusi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Torovicë. Viktimat janë shtetasit Martin Gjonaj 35-vjeç dhe Marjan Ndoci 21-vjeç, përkatësisht dajë e nip.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për ngjarjen./a.m.