Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, u arrestua sërish, vetëm pak minuta pasi përfundoi dënimin prej 30 ditësh burgim në Moskë, thanë kolegët e tij.
Navalny akuzohet për shkelje të ligjit të protestës dhe përballet me 20 ditë në burg ose gjobë.
Dënimi që Navalny sapo ka shërbyer, ka qenë për planifikimin e një proteste të paautorizuar antiqeveritare, në janar.
Navalny, 42 vjeç, prej kohësh është fytyra më e shquar e opozitës ruse ndaj presidentit Vladimir Putin.
Në javët e fundit, ai ka bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionimit në Rusi – një reformë kjo e papëlqyeshme që ka rritur pakënaqësitë me autoritetet, shkruan rel.
Navalny e ka cilësuar partinë e Putinit si vend të “mashtruesve dhe vjedhësve”, e ka akuzuar sistemin e presidentit për, siç ka thënë, “thithjen e gjakut nga Rusia” dhe është zotuar për shkatërrimin e “shtetit feudal” që po ndërtohet. Kremlini i mohon akuzat./a.m.