Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të rrëzojë kërkesën për ndalimin e punimeve për HEC-et në lumin Valbonë.
Gjykata ëhstë shprehur pas ankimimit të mbërritur nga përmbaruesit që kërkonin ndaljen e punimeve pasi në një tjetër vebdim, Gjykata Amdinistrative kishte vendosur ndaljen e punimeve.
Apeli i Shkodrës la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Tropojës, e cila i lë dorë të lirë punimeve për ndërtimin e HEC-eve mbi Valbonë.
Por, Gjykata e Shkodrës argmentoi sot se ankimimi i përmbaruesve ka mbërritur me shumë vonesë.
Në sqarimin e vet Gjykata shprehet se është shkelur procedura nga ana e përmbaruesit Eduard Mrishaj, e kësisoj ai duhet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë./a.m.