Lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë arrest me burg me afat 30 ditë për Ilir Bajri, Erogen Brajoviç, Emrah Plaku ndërsa “arrest shtëpie” për Astmer Bilali.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër tre nga këta katër persona Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Astmer Bilali do vijojnë burg pa afat pasi kanë masë e sigurisë “arrest me burg” pa afat nga gjykata për Krime të Rënda.
Pas 30 ditësh vetëm Erogen Brajoviç do të dalë sërish në gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër pasi nuk është i dyshuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të arrestuar nga Krimet e rënda ndaj pas një muaji do të njihet me aktet e ekspertimit në Shkallën e parë pas arrestimit të bërë ndaj tij shkruan BW.
Tre të tjerët kanë masa e dytë të sigurimit arrest me burg pa afat tek krimet e Rënda.