Pak ditë më parë, policia gjeti të ekzekutuar në mënyrë mafioze në garazh, një avokate 33-vjeçare.
Ajo u qëllua plot 16 herë me kallash dhe pistoletë.
Avokatja, që ishte larguar prej vitesh nga Athina, ishte rikthyer ditët e fundit dhe dyshohet se u ekzekutua për larje hesapesh.
33-vjeçarja kishte lidhje të ngushta me një vrasës shqiptar në Athinë, i cili në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë euro për vrasjen e një gruaje.
Në atë kohë doli pikërisht emri i 33-vjeçares, si porositëse e mundshme e vrasjes, por më pas u la e lirë.
Bashkëpunëtori i saj shqiptar ndërkohë dyshohej dhe për sulmin me acid ndaj një deputeteje greke, Konstantina Kuneva.
Avokatja, që dyshohet se ishte e lidhur me një nga kokat e krimit, ka qenë në të kaluarën e akuzuar për vjedhje, drogë dhe përfshirje në organizatë kriminale, ndërsa kishte qenë disa herë edhe shënjestër e atentateve, një prej të cilëve në vitin 2011, kur ishte 7-muajshe shtatzënë