Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit për mbylljen e procesit të mbikëqyrjes të masave të përgjithshme për grupin e punës që lidhet me kompensimin e pronave.
Në një reagim në twitter, ajo përshëndet vendimin e KiE, ndërsa shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.
“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që vec retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”, shkruan Gjonaj në “Twitter”.
/b.d