Irani po i respekton angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, të kritikuara nga SHBA-ja, vlerësoi kryeministrja britanike, Theresa May në një intervistë të publikuar sot.
“Sipas asaj që shohim ne, ne mendojmë se po i respekton”, deklaroi shefja e qeveris britnaike në lidhje me kushtet e marrëveshjes, gjatë një interviste për kanalin televizv amerikan CBS.
“Ne mendojmë se duhet të qëndrojë në fuqi (…) Edhe vendet e tjera që janë përfshirë në aplikimin e tij mendojnë se duhet ruajtur”, shtoi ajo.
“Megjithatë, ndryshe nga Franca, Britania e Madhe shpreson të zhvillojnë me Iranin negociata për çështje që nuk figurojnë në marrëveshje”, theksoi May.
Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi në mënyrë të njëanshme, në maj, marrëveshjen e arritur në vitin 2015 nga Irani me pesë fuqitë e madhë, duke e nxjerrë SHBA-në dhe duke rivendosur sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.
/b.d