Një 17-vjeçar e pësoi keq teksa është arrestuar nga policia, në përpjekje për të vjedhur sende me vlerë në një banesë.
Ndërkohë, dy bashkëpunëtorë të tij kanë arritur që të largohen.
Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po tentonin të vidhnin një banesë në zonën e Pioltello në Itali.
Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është një 17-vjeçar, ku së bashku me dy persona të tjerë, ishin futur në katin e katërt të një apartamenti për të vjedhur sende me vlerë.
Kanë qenë banorët e apartamentit, të cilat kanë njoftuar policinë, por dy të arratisurit kanë mundur të largohen duke kërcyer nga kati i katërt i apartamentit.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/b.d