Prej Janarit të vitit 2018 janë asgjësuar 261 dhelpra të kuqe në të gjithë vendin. Aksioni i AKZM pas vendimit të Këshillit të Ministrave 9 muaj më parë ka ndërmarrë aksionin për asgjësimit të dhelprave të kuqe, pasi ju janë hedhur vaksinat provë kundër sëmundjes së tërbimit. Deri më tani pas fazave të parë janë asgjësuar 261 dhelpra të kuqe.
Sipas planifikimit, deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti pritet të asgjësohen 324 dhelpra të kuqe në vendin tonë. 39 punonjësit e AdZM-ve janë trajnuar për të kryer procedurat sipas standardeve, si dhe kur dalin në terren kanë veshjet përkatëse, ku dallohen logot e institucionit dhe të programit. Dhelpra e kuqe është mbartëse e virusit të tërbimit dhe prej saj infektohen qentë, macet, duke infektuar dhe njeriun nëse infektohet prej tyre.
ma.me