Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga pjesa e ndërtuar e rrugës Korçë-Ersekë, duke garantuar se është zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi, kalimi në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit.
“Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës”- shkruan Rama ne FB.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga 17.6 km e para të përfunduara të rrugës Korçë-Ersekë, me standarde europiane dhe e plotësuar në pjesën urbane të saj me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si edhe duke zgjidhur përfundimisht përmes zgjerimit me 3 korsi kalimin në pjesën e saj më të vështirë gjatë dimrit, ju uroj një ditë të mbarë Vitin e ardhshëm do të fillojë dhe ndërtimi i pjesës tjetër për të çuar deri në fund këtë projekt të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e tërë zonës
#RrugëtKombëtare për #ShqipërinëQëDuam #eGjithëVëmendjaPërJu” – shkruan Rama.
/b.d