SHBA-ja njoftoi sot se i ka vendosur për herë të parë sanksione një kompanie të huaj për blerjen e armëve ruse, më konkretisht një njësie të ushtrisë kineze, e cila ka blerë avionë luftarakë dhe raketa tokë-ajër.
Uashingtoni vendosi gjithashtu 33 persona dhe kompani ruse shtesë në sektorët e ushtrisë dhe të shërbimit sekret, në listën e zezë të individëve dhe kompanive me të cilët çdo transaksion është i ndaluar në aspektin e armatimeve nën kërcënimin e sanksioneve amerikane, njoftuan zyrtarë të administratës Trump.
Këto masa u morën në bazë të një ligji të miratuar vitin e kaluar nga Kongresi amerikan për të ndëshkuar aktivitetet e ”e dëmshme” të Rusisë, përfshirë ndërjyrjen në zgjedhjet amerikane dhe politikën e saj në Ukrainë.
/b.d