Një gjykatë franceze ka urdhëruar politikanen franceze Marine Le Pen që t’i nënshtrohej një vlerësimi psikiatrik pas një sërë fotosh që ajo postoi nga ekzekutimet e Shtetit Islamik. Menjëherë pas urdhërit Le Pen ka publikuar në Twitter, kërkesën e gjykatës, duke e cilësuar këtë si një sulm personal ndaj saj.
“KY REGJIM ME TË VËRTETË QË KA FILLUAR TË NA TREMBË”, shkruan Marine Le Pen.
Në dhjetor të vitit 2015, Le Pen postoi tre fotografi të vrasjeve të kryera nga terroristët e ISIS, si një kundërpërgjigje ndaj gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i cili e krahasoi retorikën nacionaliste të saj me atë të grupit terrorist islamik.
Me Le Pen është solidarizuar edhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i cili u shpreh: Një gjykatë jep një urdhër vlerësimi psikiatrik për Marine Le Pen. Nuk kam fjalë! Solidarizohem me të dhe me francezët që e duan lirinë.”
ma.me