Teksa në Tiranë mbahet seanca plenarë, opozita edhe këtë të enjte ka bojkotuar duke zhvendosur “Kuvendin” e saj në Vlorë, si mesazh kundër krimit të lodhur me pushtetin siç e quan opozita.
Parlamenti ka sot në rend dite miratimin e ligjit për Teatrin Kombëtar me ndryshimet e reflektuara pas rekomandimeve nga KE, por opozita shprehet sërish kundër, duke kërkuar rrëzimin total të ligjit.
Pikërisht te kjo çështje u fokusua kreu i PD Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij para deputetëve të opozitës në Vlorë.
“Edi Rama dhe hajdutët e kriminelët e tij bashkë me një tufë delesh, u kapën në flagrancë në vjedhje, përmes procedurësh së përshpejtuar dhe ligjit Rama-Fusha për grabitjen e pronës publike, me qëllim që me mafian e drogës të ngrinin shtatë kulla me vlerë prej 200 milionë eurosh. Nuk ka njeri që nuk e kupton më, Edi Rama është një hajdut, qëllimi i vetëm është zhvatjae pasurive publike. U kapën me një akt vjedhjeje. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët, kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi që është kthyer në instrument të politikës së lidhur me krimin. Shullazi Tahiri e Rama janë një.
Drejtësia në kolaps shteti në kolaps, pa gjykatë kushtetuese pa prokuror, nuk mund të jetë zgjidhja për kuvendin. Ne ndodhemi në emergjencë kombëtare, Prokuroria ka rënë siç e demonstron rasti Shullazi”, tha Basha.
Ai tha se vendi është në situatë emergjence kombëtare nga krimi që ka në dorë pushtetin sipas kreut të PD. Basha tha se lidhjet e krimit me pushtetin është arsyeja pse kryeministri Rama refuzon vettingun në politikë. Sipas tij, Rama humbet pushtetin pa lidhjet me krimi.
“Edi Rama nuk e do vettingun politik, arsyet janë të qarta, asnjë prej krerëve të amzhorancës nuk mund të qnëdorjë më në karrige. Në momentin që humbasin krimin, ata humbasin pushtetin, ndaj refuzojnë vettingun. Këtu në Vlorë, vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte, që i atribuohet drejtëpërdrejtë bandave, Habilajve, Xhafaj dhe kriminelëve që e kanë kthyer në çifligun e tyre pa i hyrë gjemb në këmbë nga policia. Pëprlasjet e Vlorës kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë”, tha Basha.
Në këtë takim të opozitës për herë të parë ëhstë bashkuar edhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi i cili ka kaluar zyrtarisht në frontin opozitar./a.m.