Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga 7 persona mes të cilëve edhe një shqiptar, të cilët akuzohen se shisnin makina me targa të huaja. Sipas policisë,rezultoi se ky akt bazohej në mashtrim dhe dokumente false. Në mesin e të arrestuarve raportohet edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mediet vendase raportjnë se arrestimet janë bërë në zonën e “Radiomobile Core” të Romës, pas kontrollit që u është bërë makinave me targa të huaja që qarkullonin në kryeqytet.
Sipas “ilmessaggero.it”, “Policia ka kryer hetime, madje edhe me ndihmën e pajisjeve të sofistikuara, ku më pas janë konstatuar letrat e automjeteve dhe licenca të lëshuara nga autoritetet e huaja si të falsifikuara”. Të arrestuarit janë 4 rumunë, 1 shqiptar, 1 moldav dhe 1 maroken.
ma.me