Nuk është pritur mirë nga politika greke rikthimi i Shpëtim Idrizit në gjirin e partive të opozitës në Shqipëri.
Opozita në Greqi ka reaguar pas arritjes së koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Shqipëri.
Përmes një deklarate për media, Shefi i sektorit të punëve të jashtme George Kumutsakos, i partisë Nea Demokracia tha se bashkëpunimi i dukshëm mes “Partisë së çamëve” dhe PD-së rrezikon të helmojë marrëdhëniet mes dy shteteve.
“Informacionet që Partia Demokratike ka vendosur të bashkëpunojë me partinë e ashtuquajtur të çamëve, është një zhvillim i pakëndshëm. Vendimi kërcënon, për shkak të një problemi inekzistent, të helmojë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Europës”, thotë ai.
Kumutsakos ka vijuar ne deklaraten e tij duke thene se “ajo palë që ka shkaktuar këtë zhvillim mban edhe përgjegjësinë. Për ne qëndrimi është i qartë; çështja çame nuk ekziston”.
/b.d