Prej kohësh policia ka marrë masa të përforcuara në rrugët e vendit në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë.
Së fundi policia ka gjetur një metodë të re për zbulimin e shoferëve që shkelin rregullat dhe kthehen në rrezik për veten dhe të tjerët, duke përdorur dronë “spiunë”.
Por, një postbllok i policisë në Tiranë është befasuar nga një shofere e re.
Ata i bënë shenjë një vajze për të ndaluar por ajo shtoi shpejtësinë dhe u largua.
Policia e ndaloi më pas dhe zbuloi se në drejtim të një mjeti tip “Chery” ishte një vajzë vetëm 16-vjeçare pa patentë me inicialet S.A.
E mitura që i bëri “zbor” policisë u procedua në gjendje të lirë.