Dy ngjarje të ngjashme, kanë përfunduar me një person të vdekur dhe një tjetër të plagosur.
Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të dy personave që janë rrëzuar nga pema.
Rasti i parë ka ndodhur këtë të hënë, në fshatin Orgjost të Kukësit. Në kopshtin pranë banesës, A. Z., 48 vjeç aksidentalisht ka rënë nga pema.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka gjetur vdekjen në spital.
Sakaq një tjetër rast i tillë ka ndodhur në fshatin Fushë Bulqizë. I moshuari V.D., 69 vjeç, ka rënë nga pema.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këto raste materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit dhe Dibrës, si ngjarje aksidentale.