Selaniku dhe zona e Pireut në Greqi u përfshinë nga protesta të dhunshme mbrëmjen e 18 shtatorit, ku ka pasur edhe përplasje me policinë.
Tubimi u zhvillua në përkujtim të 34-vjecarit Pavlos Fyssas, i vetëshpallur si anëtar i Agimit të Artë, i cili u vra 5 vjet më parë.
Gjatë protestës një 19-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u godit në fytyrë me sende të forta, ndërkohë që qëndronte ulur ne një stol.
Në Pire, një grup individësh të panjohur i vunë zjarrin koshave, hodhën bomba molotov dhe gurë kundër policisë, por kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës.
Skena të ngjashme u zhvilluan edhe në Selanik, ku një grup të rinjsh të maskuar sulmuan policën që ruante zyrat e Syrizas./a.ç