Kontrata e trajnerit të ekipit të “Barcelonës”, Ernesto Valeverde mund të përfundojë në muajin qershor dhe klubi katalanas ka kërkuar që trajneri të bëjë të ditur vendimin e tij.
Ish-trajneri i klubit të “Athletik Bilbaos” ka në dorë opsionin për të shtyrë kontratën me një vit dhe sipas Bartomeut, klubi ka në plan për ta mbajtur trajnerin edhe sezonin e ardhshëm.
“Do të më pëlqente që ai të vazhdonte, pasi e di shumë mirë lidhjen që ai ka me klubin dhe lojtarët. Kur ne folëm, e dinim se ai do t’ia dilte. Ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë dhe ai ka qenë gjithnjë zgjedhja jonë e parë.
Marsi është data ideale për ne, që të dimë se si do të procedojmë për sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai për “Onda Cero”.
Në vitin e parë të drejtimit të “Barcelonës”, Valeverde arriti deri në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /b.d