“Këshilli i Bashkimit Europian ka përcaktuar një rrugë të qartë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019. Unë do të punoj ngushtësisht me autoritetet shqiptare dhe në koordinim me Shtetet Anëtare të BE-së, për të siguruar që reformat e nevojshme jo vetëm të konsolidohen, por edhe të thellohen”. Kështu deklaron Shefi i ri i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, i cili i paraqiti sot letrat e tij kredenciale Presidentit, Ilir Meta.
Ambasadori Soreca do të përfaqësojë Bashkimin Europian në Shqipëri dhe do të shërbejë si Shef i Delegacionit të BE-së në Tiranë për katër vitet e ardhshme.
Luigi Soreca tha se “është një nder të përfaqësoj Bashkimin Europian në një moment vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt pranimit në BE”.
/b.d