Drejtoresha e përgjithshme e Albcontrol, ndërmarrjes aksionere që përfaqëson shtetin shqiptar në kompaninë ajrore “Air Albania” nxjerr bllof opozitën shqiptare, e cila pati deklaruar se fluturimi i parë i avionit “Lasgushi” drejt Stambollit, ishtë një fluturim shtesë i “Turkish Airlines”.
“Jam shumë e impresioniuar nga shtimi i ekspertëve të aviacionit në tregun shqiptar. Kam vite që punoj në këtë treg dhe kemi mungesë të ekspertëve, ndërkohë që javët e fundit shohim përherë e më shumë ekspertë por unë nuk e di nga e kanë ekspertizën.
“Turkish Airlines nuk ka shtuar asnjë fluturim në Tiranë sepse gjithkush që njeh pak sensin e biznesit duhet të kuptojë që është kosto shumë e lartë për një kompani ajrore që të shtojë fluturime falas në një vend tjetër. Është qesharak të flitet edhe për një avion që nuk ekziston sepse avioni është aty, duket dhe fluturon. Dua t’ju them që për të lyer një avion. Ne flasim për avionët sikur janë lodra, por janë pajisje shumë të shtrenjta dhe që kompanitë e mëdha si Turkish nuk i kanë as në pronësi. Një avion për t’u lyer kushton rreth 130, 150 mijë euro dhe nuk besoj që është çmendur Turkish për të marrë dhe lyer një avion për të bërë thjesht një fake news me emrin “Air Albania”.
Në intervistën e saj për ERTV, Balluku prezantoi edhe faktet që rrëzojnë akuzat e opozitës së kompania “Air Albania” nuk ekziston.
“Kompania është rregjistruar dhe opozita e ka shumë të lehtë ta kontrollojë nëse akseson faqen e QKB-së për të parë të dhënat e saj të rregjistirmit tëk ompanisë. Kompania është në muajin e procesit të testimeve dhe licensimeve për sa i përket licencave të aviacionit civil. Është dicka që duhet të sqarojmë sepse hidhet mjegull nga njerëz që nuk janë nga ekspertë të aviacionit. Ka disa hapa për një kompani ajrore. Është rregjistirmi si biznes që ekziston si biznes dhe mund ta kontrollojnë dhe pastaj fillojnë proceset e licensimit për të qënë një kompani ajrore licencuar të cilat kanë nisur prej ditësh dhe shpresojmë të përfundojnë shumë shpejt. Kjo është periudha të cilën ne sot po e përdorim për të bërë testet dhe për të bërë promocionin e kompanisë sepse nuk janë thjesht fluturime testi”, tha Balluku. /ma.me