Minoriteti etnik grek nëpërmjet organizatës OMONIA i ka bërë thirrje sot kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, që të rikonsiderojë qëndrimin e mëtejshëm në kolaiiconin opozitar të drejtuar nga PD. Platorma e opozitës, sipas tyre, është tashmë e kontaminuar nga nacionalzima anakronikë si pasojë e marrëveshjes për koalicion mes Kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe atij të PDIU, Shpëtim Idrizi.
“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike. Adoptimi në këtë grupim të forcave politike, platformash që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese. Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin për shtyp të OMONIA-s.
Kjo organizatë e e çmon si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit mes PD- PDIU, ku logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike.
“Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cënuar nga adoptimi i axhendës që minon marrdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Pas kësaj, si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë, politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument”, përfundon deklarata e OMONIA-s.
ma.me/javanews.al