Gjykata e Lushnjes ka vendosur pezullimin nga detyra të 16 mësuesve të shkollës 9-vjeçare në Çermë të Sipërme.
Vendimi është dhënë pas kërkesës së paraqitur nga prokuroria.
Raportohet se mësuesit akuzohen për falsifikimin e dokumenteve shkollore.
“Gjykata Lushnje pranoi kerkesen e Prokurorise Lushnje, me vendim nr 119 date 13.09.2018, per pezullimin nga detyra te 16 mesueseve te shkolles 9-vjecare.
Per ta ka regjistrim si persona nen hetim me akuzat Shperdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbeshtetur ne nenet 248 e 187 te. K. Penal. Procedimi penal me nr 400 viti 2017. Komunikimi i mases eshte kryer me date 14.09.2018″, raporton policia.
Shkak për këtë kërkesë të Prokurorisë është bërë regjistrimi fiktiv i nxënësve në këtë shkollë me qëllim që të mos mbylleshin klasat. Prokuroria ka provuar se në klasat ku është kërkuar pezullimi i mësuesve nga 13 nxënës që ishin normalisht, ishin regjistruar 16 apo 17 të tillë.
Një fakt i tillë u zbulua pas denoncimit që bëri në polici ish-drejtori i kësaj shkolle.