Një operacion i policisë së Leçes në Itali, ka vënë në pranga 11 persona të akuzuar për trafik droge.
Operacioni është kurorëzuar në zonën e Gallipoli, në orët e para të kësaj të hëne.
Në pranga kanë përfunduar gjashtë shqiptarë dhe pesë italianë, të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës.
Më konkretisht ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej kryesisht me trafik kokaine.
Mes të arrestuarve është edhe një anëtar i grupit famëkeq kriminal Sacra Corona Unita.
Deri më tani nuk janë bërë ende me dije detajet e operacionit dhe as emrat e të arrestuarve./a.m.