Nga 1 janari 2019 asnjë kazino elektronike nuk do të lejohet më të operojë në zonat e banuara. Ndërsa bastet sportive do të kenë distancë ajrore 200 metër larg nga njëra-tjetra.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë nga ana e tij ka thënë se: “Me këto masa që po marrim ndihmojmë gjithmonë e më shumë reduktimin e këtij fenomeni. Reduktojmë poashtu influencën negative sociale që ka tek shumë familje edhe që të kemi mundësinë ta monitorojmë më mirë sektorin e të mbledhim më shumë të ardhura.”
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së financave aktualisht në të gjithë vendin funksionojnë 20 kompani të lojërave të fatit, një shifër kjo e përgjysmuar në krahasim me vitin 2013.
Ndërsa nga taksimi i këtyre subjekteve mblidhen rreth 54 milion dollarë në vit.