Digjet gjatë natës një klinikë dentare në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës. Nga hetimet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë gjaku. Lidhur me këtë policia dyshon se autori është lënduar, pasi ka thyer xhamin dhe ka hyrë brenda në klinikë për të ndezur flakën.
Ndërkaq, në komisariat është shoqëruar një person si i dyshuar. Pritet që të bëhet shoqërimi në polici edhe i stomatologut Besian Tusha, i cili ka në pronësi klinikën për të dhënë më shumë detaje.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
a.ç