Grabitet kinemaja në qytetin e Krujës nga persona ende të paidentifikuar.
Autorët pasi kanë hapur derën e kinemasë kanë hyrë brenda dhe kanë marrë objekte me vlerë sipas raportimeve.
Policia bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 14.09.2018, në Fushë Krujë, kanë vjedhur kinemanë e qytetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë./a.m.