Momente tmerri ka kaluar një familje në Brisbane të Australisë.
Teksa gjithçka dukej krejt normale në banesë, papritur nga tavani rrëzohen dy gjarpërinj.
Zvarranikët e rrezikshëm po përlesheshin mes tyre.
Beteja ka zgjatur edhe kur ata u rrëzuan në tokë, në dhomën e gjumit.
Të gjendur përballë kësaj skene të tmerrshme, familjarët njoftuan autoritetet për të ndërhyrë.
Ndërkohë, ata bënë edhe një video të betejës mes gjarpërinjve që zgjati për minuta të tëra.