Një prind nga Elbasani ka denoncuar humbjen e djalit të tij 22-vjeçar.
61-vjeçari, me inicialet B.G, ka shkuar në polici pasi djali i tij M.G nuk kishte kontakt prej dy ditësh me familjen.
Sipas dëshmisë së burrit, djali i tij është larguar nga shtëpia në datën 12 shtator.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Po punohet për gjetjen e tij, teksa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e humbjes së personave në qytete të ndryshme të vendit. /a.m.