Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Remas në Divjakë. Aksioni forcave RENEA për kapjen e dy personave të dyshuar për vrasje, ka lënë pas një të plagosur.
Teksa rrethuan banesën e shtetasit Haxhi Luka, ku strehoheshin dy të dyshuarit, ky i fundit është armatosur me një çifte.
Sipas policisë, Haxhi Luka nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe forcat RENE kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Pas kësaj, edhe ai i është përgjigjur forcave të policisë duke shtënë me armë zjarri.
I moshuari ka mbetur i plagosur në kokë.
a.ç