Një pjesë e deputetët e Partisë Socialiste gjatë viteve 1992 – 1996 kanë zhvilluar dje një takim.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale shihet se të pranishëm kanë qenë politikanë të njohur dhe me kontribute historike në PS dhe në qeverisjen e vendit si: Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Ylli Bufi, Musa Ulqini, Ndre Legisi dhe shumë të tjerë.
Ministri për Diasporën, Panedli Majko, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim, në një mesazh në Facebook nuk ka ngurruar të bëjë dhe një krahasim për këtë grup deputetësh.
“Dje, në takim me miq të vjetër, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste 1992 – 1996, nga më të mirët në historinë e Kuvendit të Shqipërisë“,- shkruan Majko në Facebook.
Mesa duket Majko krahason kolegët që ka pasur dikur, mes të cilëve ka doktorë shkencash, profesorë të njohur në fusha të ndryshme me deputetët e sotëm të PS, një pjesë të cilëve nuk njihen as nga vetë socialistët./a.m.