Policia italiane ka vënë në pranga katër persona, mes të cilëve dhe një 25 vjeçar shqiptar i cili ishte dhe “Kujdestari” i plantacionit të drogës që u zbulua.
Ngjarja ndodhi në Teano, në një hapësirë bujqësore prej rreth 3 hektarësh. Në këtë zonë ishin fshehur rreth 220 bimë marijuane me një lartësi prej 1 deri në tre metrash. Ndërkohë, për të fshehur bimët e drogës, trafikantët kishin vendosur me kujdes një sërë pemësh kumbulle.
Në total u kap një sasi prej 250 kg drogë e cila kapte një shifër prej rreth gjysëm milioni euro. Në pranga kanë rënë një shtetas italian, dy rusë dhe shtetasi shqiptar Denis Nuredi. 25 vjeçari ishte dhe “kujdestar” i plantacionit të drogës, i fshehur nën kumbulla./a.m.