Besnik Mustafaj e cilësoi nismën e PD-së për vettingun në politikë si prirje për spektakël.
Ai tha në News 24 se dekriminalizimi është i mjaftueshëm për vettingun në politikë duke shtuar se opozita duhet të përqendrohet më shumë tek reforma zgjedhore, pasi sipas tij kjo e fundit nuk ka avancuar.
“Vettingu në politikë, prirje për spektakël nga opozita. Dekriminalizimi është i mjaftueshem per vettingun ne politike. Reforma zgjedhore i intereson shumë opozitës.
Reforma është e mbajtur nga legjislatura tjetër. Ky është një tregues i mungesës të bashkëpunimit për të ndërtuar sistemin.
“Unë shoh një farë koordinimi të dobishëm që ka midis PD dhe aleatëve të saj si dhe LSI. Unë jam votues i PD dhe në këtë kuptim shpresoj shumë që opozita të jetë e bashkuar.
Do ishte më e mira krijimi i një koalicioni sa më të gjerë me kandidat të përbashkët. Kam parasysh këtu edhe LSI dhe PDIU.
Duhet të ishin zgjedhur zonat sipas preferencave për zgjedhjet lokale. Duhet të ishte gati opozita që t’i ndizte motorët. Ajo në teori ka më shumë kohë se maxhoranca”, tha ai.
/b.d