Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Hahn në një postim në Twitter thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave.
“Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, e mirëpritur”, ka shkruar ai në Twitter.
ma.me