Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për të liberalizuar vizat me Kosovës. Sipas kryedemokratit, ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon.
“Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE. Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”, shprehet kryedemokrati Basha.
ma.me