Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka përshëndetur vendimin e Parlementit Europian, i cili i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave me Kosovën. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja e LSI, Gjosha thotë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Gjosha thotë se ky vendim është përgjigjia më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
“Ballkani nuk ka nevojë për më shumë kufij por për një bashkëjetesë më të mirë mes tij dhe Bashkimit Europian”, shkruan Gjosha.
POSTIMI I PLOTE
Parlamenti Europian sapo ka votuar pro liberalizimit të vizave me Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për një popull që ka lëvizur i lirë atëherë kur të gjithë ne kishim mure dhe sot në 2018 ende diskutohet lëvizja e tyre e lirë.
Kjo është përgjigjia më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ballkani nuk ka nevojë për më shumë kufij por për një bashkëjetesë më të mirë mes tij dhe Bashkimit Europian. Shpresoj shumë që të gjitha institucionet e tjera Evropiane dhe sidomos Keshilli i Ministrave të BE të miratojë këtë vendim të sotëm të Parlamentit Evropian.
ma.me