Opozita ka braktisur sërish kuvendin dhe kësaj radhe është zhvendosur në Durrës.
Lulzim Basha, në mbledhjen paralele të ‘Kuvendit’ i ka dhënë një ultimatum kryetarit të Kuvendit që të botojë projektligjin e opozitës për vettingun në politikë.
Basha ka hedhur akuza ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, se me urdhër të Ramës nuk po boton online në faqen e paralmentit, pr/ligjin e depozituar nga opozita për vettingun e politikanëve.
“Gramoz Ruçi refuzon të botojë në faqen e Kuvendit projektligjin e propozuar me nënshkrimin e të gjithë deputetëve të opozitës për vettingun e politikanëve. Nxitojnë të fusin ligjin Rama-Fusha dhe vjedhjen e pasurive të shqiptarëve, por e përdorin Kuvendin si ‘kuplara’ personale të Ramës duke refuzuar një detyrim ligjor, transparencën. Politikanët ti nënshtrohen vettingut, si gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesën e mbështet cdo shqiptar. Heshtja dhe sulmet ndaj dekriminalizmit të mëtejshëm të opozitës, e nxori lakuriq Ramën dhe deputetëve të tij. Jap këtë ultimatum Rucit, mos u sill si pronar , por boto online propozimin ta shohin shqiptarët dhe të shikojnë projektligjin”, deklaroi Basha
Në fjalën e tij, Lulzim Basha vuri theksin te lojrat e fatit.
“Sot, Kuvendi do të hedhë poshtë dekretin e Presidentit për kumarin. 23% taksë paguajnë bizneset e ndershme, ndërsa për lojrat e fatit taksa ulet. Erdhën me bujë dhe thanë se do t’i mbyllin lojrat e fatit, por janë shtuar. Pyesni Agron Xhafajn dhe Olsi Ramën pse ka ndodhur kjo. Duke nisur që nesër, PD do të publikojë fakte tronditëse për të treguar se Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të ndihmuar bandat që të marrin në dorë lojrat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të kokainës dhe heroinës”, tha Basha.
/a.ç