Kuvendi pritet të rrezoje sot dekretin e presidentit për “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar””. Në fjalën e tij në seancë plenare ministri i financave Arben Ahmetaj sqaroi edhe një herë ligjin në fjalë, ndërsa theksoi se barra fiskale që rritet është vetëm ajo për Lotarinë Kombëtare.
“Dua ta përdor momentin e dekretit të presidentit për të sqaruar edhe një herë opinionin publik për cfarë bëhet fjalë në të vërtetë dhe të ndaj me aktorët ekonomikë apo forcat politike qëndrimin e qeverisë përsa i përket debatit për lojërat e fatit duke nisur nga 1 janari 2019. Cfarë ka kthyer presidenti? Presidenti ka kthyer me dekret ligjin e të ardhurave. Ligji ka ulur tatim fitimin nga 15% në 5 % për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Ky ligj është një nga pjesët e politikës fiskale. Gjithashtu kemi ulur taksën për bizneset me xhiro nga 8 dëri 14 mln lekë i kemi ulur taksën dhe kemi rritur një taksën, atë të lotarisë kombëtare nga 10% në 15%. Kush do më dëgjon pyet si ka mundësi që e ka rrëzuar? Unë besoj se në dekretin e presidentit ka një keqkuptim. Dikush e ka këshilluar presidentin gabim. Ne i rrisim tatimin në konceptin e shkruar në ligjin 2015 Lotarisë Kombëtare. Ku është ulja e ngarkesës fiskale për lojërat e fatit. Lotaria kombëtare ishte e vetmja që taksohej 10 %. Psë ta linim të taksohej me ulët? Pra unifikuam taksimin. “
Ahmetaj e cilësoi si qesharak debatin e krijuar pas dekretit të presidenti i cili ktheu ligjin për rishqyrtim në parlament.
“Është qesharake. Dua t’u kujtoj qytetarëve se në vitin 2005 taksimi ka qenë 20 %, në 2008 këta që mungojnë ia lehtësuan në 10 % ne ia rritëm barrën fiskale. Këtu mbyllet debati i pabazë qesharak, që bëjnë shumë njerëz në këtë sallë e përtej kësaj salle sa i përket lojërave të fatit. Nuk kemi dhënë asnjë licensë të re, pra debati se kur lulëzuan lojërat fatit. Deri në 2013 kanë qenë 40 kompani, sot janë vetëm 20 kompani. “ u shpreh Ahmetaj .
ma.me