Seanca e sotme parlamentare pritet të jetë e qetë, pasi opozita do të vijojë bojkotin. Siç është bërë e ditur nga PD-LSI, kampi opozitar do të mblidhet në një ‘kuvend’ paralel në Durrës, në të njëjtën kohë që do të nisë seanca plenare
Kjo do të jetë seanca e tretë që opozita bojkoton, me pretekstin se po jep mesazhe rezistence kundër krimit
Opozita, që prej 3 shtatorit, kur nisi sesioni parlamentar, ka bojkotuar parlamentin. Fillimisht opozita ishte në Shkodër, ndërsa javën e kaluar në Elbasan, për të vijuar sot në Durrës. Opozita ka braktisur gjithashtu edhe komisionet parlamentare.
Nga ana tjetër mazhoranca pritet të diskutojë në Kuvend dekretin e Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit për tatimin mbi të ardhurat, ku pas diskutimit do të bëhet edhe votimi.
Maxhoranca, ashtu sic u paralajmerua ne Komisionin e Ekonomisë pritet të rrëzojë dekretin e presidentit.
Ndërkohë të mbartura për votim janë ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pr/ligji për një ndryshim dhe shtesë në Kodin Rrugor të Republikës.
Këto dy pr/ligj kërkojnë një shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Javanews/a.ç