Vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari, njëkohësisht deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, thote se kerkesa e te denuarit ne mungese Izet Haxhia per rihapjen e dosjes per babain e saj, nuk eshte ceshtje qe i perket familjes se saj.
E ftuar në studion e lajmeve të Vizion Plus e bija e ish-liderit të dhjetorit të 1990 dhe një prej figurave me të rëndësishme të PD-së në ato vite, kujtoi figurën e tij si njeri plot guxim që sfidoi regjimin e egër komunist, ne 20-vjetorin e vrasjes. Kjo, tha Rudina Hajdari është një nga ditët kur kujtohet një simbol i demokracisë, ai që solli ndryshim në historinë e Shqipërisë.
Pyetjes nëse familja Hajdari mbështet apo jo rihapjen e dosjes për vrasjen e bujshme të 1998-ës, ajo iu përgjigj: “Kjo është një çështje që unë nuk jam marrë, sepse çdo njeri hap çështjet e veta gjyqësore, për të parë interest e tij apo të saj, jo të familjes Hajdari, kështu që kjo çështje nuk i përket familjes sime. Ajo që duhet të fokusohemi sot është të nderojmë figurën, veprimtarinë dhe atë që bëri Azem Hajdari në Shqipëri.”
Izet Haxhia një nga të dënuarit e dosjes “Hajdari” ka kërkuar rihapjen e hetimeve duke kërkuar ballafaqimin në gjyq me ish-kryeministrin Berisha.
Intervista e plotë e Rudina Hajdarit në Vizion Plus:
Sot u mbushën 20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, një prej politikanëve më të rëndësishëm shqiptar të atyre viteve, ju si vajza e tij çfarë ruani si kujtim si prind dhe si politikan?
Kujtimet janë të shumta kanë kaluar 20 vite, që prej asaj kohe dhe mund të them se kam qenë në një moshë shumë të re, por ato memorje që unë i ruaj janë të shtrenjta dhe intime. Për atë që njihet Azem Hajdari sot është përtej kujtimeve të mia si vajza e tij. Në jemi sot ktu për ta kujtuar si simbolin e demokracisë, si një njeri që ndryshoi historinë e Shqipërisë, për këtë jam shumë krenare.
Shumë është folur për Azem Hajdarin në 3 dekadat e fundit, për ju cila ishte vepra e tij më e rëndësishme?
Kjo ka disa përgjigje, mendoj dhe në varësi se si njerëzit e mendojnë apo konceptojnë Azem Hajdarin, apo mënyrën se si ai preku çdo lloj njeriu. Çdo epokë apo çdo brez i ri e percepron në mënyrë të ndryshme, por ajo që është një fakt dhe e pamohueshme është se ai ishte një njeri me një guxim të jashtëzakonshëm. Ai mposhti frikën për të gjithë ato njerëz që nuk kishin guxim të dilnin mbi sistemin komunist, ishte një njeri që shumë pak njerëz dhe sot, mendoj se janë të cunguar nga frika që nuk i lejon të shprehen lirshëm, ashtu siç shprehej Azemi në atë kohë, dhe për këtë ai na mungon dhe sot.
Ju sot jeni deputete e Partisë Demokratike, ashtu si babai juaj, a e ruan sot Partia Demokratike trashëgiminë e Azem Hajdarit apo aspiratat e tij?
Patjetër që e ruan. Azem Hajdari ishte në themel të Partisë Demokratike, ai ishte një nga nismëtarët dhe në çdo përvjetor apo në çdo situatë familjare ose më tej, në çdo lloj fushate apo takim që shkojmë, në çdo cep të Shqipërisë ai mbetet heroi i Partisë Demokratike, por jo vetëm dhe i të gjithë shqiptarëve.
Është folur së fundim për rihapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ju mendoni se ka vend për të hetuar dhe a janë ndëshkuar autoret e vërtetë të vrasjes?
Kjo është një çështje që unë nuk jam marrë, sepse çdo njeri hap çështjet e veta gjyqësore, për të parë interest e tij apo të saj, jot ë familjes Hajdari, kështuqë kjo çështje nuk i përket familjes sime. Ajo që duhet të fokusohemi sot është të nderojmë figurën,veprimtarinë dhe atë që bëri Azem Hajdari në Shqipëri