Në datën 17 shtator 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë. Kompania koncensionare njofton të gjithë qytetarët e Qarkut Kukës që përdorin rrugën e Kombit nuk kanë nevojë të bëjnë abonim apo të pajisen me kartë telepas, por do të paguajnë për cdo kalim tarifën simbolike prej 100 lekësh duke kaluar në korsinë e tyre të dedikuar.
Kompania ka vënë në dispozion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për cdo pyetje e paqartësi.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.
Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.
Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.
Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit.
Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje
Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje
Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.
a.ç