Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker, ka bërë thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Nëse ne nuk veprojmë, atëherë do të kemi një “lagje” fqinje që do të krijohet nga të tjerët”, deklaroi Juncker
Në një kohë kur Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezervat e tyre për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, presidenti e Juncker bën thirrje për unitet për çështjen e Ballkanit Perëndimor.
Në fjalimin e tij të fundit vjetor para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në BE, ai theksoi se me procesin e zgjerimit përpjekjet europiane kanë pajtuar historinë me gjeografinë, dhe njëherë e përgjithmonë duhet unitet për Ballkanin Perëndimor.
“BE mund të eksportojë stabilitet, me zgjerimin ne kemi arritur të përputhim historinë dhe gjeografinë e Evropës. Duhet të gjejmë unitet kur vjen puna te Ballkani Perëndimor, njëherë e përgjithmonë. Nëse ne nuk veprojmë, atëherë do të kemi një “lagje” fqinje që do të krijohet nga të tjerët”, ka thënë Juncker mes të tjerash, duke nënkuptuar ndikimin e fuqive të tjera në Ballkan.
a.ç