Prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet për “Velierën” në Durrës, e cila u shndërrua në një çështje me sensitet të lartë politik.
Vendimi i organit të akuzës erdhi pasi nga verifikimet e kryera nuk janë konstatuar elementë të veprës penale.
Por, do të jetë gjykata ajo që në 14 Shtator do të vendosë përfundimisht mbylljen e kësaj çështjeje për të cilën ka bërë padi shoqëria civile.
Në Durrës janë mbajtur edhe protesta ku është kërkuar anulimi i projektit për “Velierën” pasi ndërtimi po bëhet në një zonë arkeologjike ku janë gjetur gjurmë të qytetërimit Ilir.
Në sheshin e “Velierës” janë gjetur struktura të shekullit të II.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se do t’i drejtohen Strasburgut nëse projekti i bashkisë nuk anulohet.
/b.d