Një 59-vjeçar shqiptar, i cili jetonte prej vitesh në Italinë fqinje është gjetur i pajetë paraditen e së hënës në Milano.
Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, punonte si mirëmbajtës i varrezave të Cuggiono. Ai u gjet i pajetë nga banorë të zonës, të cilët njoftuan ambulancën.
Ndihma e shpejtë mbërriti në varrezat e Croce Azzurra di Buscate pak para orës 10:00, por pavarësisht përpjekjeve, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë.
Mediat fqinje shkruajnë se ai ishte tejet i njohur në zonë dhe kishte shumë vite që punonte në varreza.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes, që momentalisht nuk dihen ende
a.ç