1981- Piktura “Gernika” e Pablo Picasso u kthye në Spanjë. Pikturuar në vitin 1937, pas bombardimeve naziste të qytetit bask të Guernica në Luftën Civile Spanjolle, “Guernica” që prej vitit 1939 ishte në Nju Jork. Sipas premtimeve të Picasso, piktura nuk mund të rikthehej derisa të vendosej shteti demokratik në Spanjë.
1526- Sulltani turk Sulejmani i Madhërishëm II, pas fitores së tij mbi hungarezët në betejën e Mohács, mori Budën e cila u bë selia e pashallëkut me të njëjtin emër, provincë e Perandorisë Otomane për 150 vitet e ardhshme.
1855-Lindi arkeologu gjerman Robert Koldevej (Koldewey) që nga 1899 në 1917 ka bërë kërkime për Babiloninë dhe ka provuar se qyteti biblik në lumin Eufrat në jug të Bagdadit, në të vërtetë ka ekzistuar.
1890-Lindi shkrimtari austriak Franz Verf (Franz Werfel) poet ekspresionist, eseist, dramaturg dhe tregimtar i madh.
1898- Princesha austro-hungareze Elizabeta, gruaja e Franz Jozefit, u vra në Gjenevë. Vrasja u krye nga anarkisti Luigi Luccini. (b.an)